leoni

Isuf Ismaili: Ungra një vatër arbëreshe që e mbanë ndezur zjarrin e Arbërisë së Skënderbeut

Isuf Ismaili: Ungra një vatër arbëreshe që e mbanë ndezur zjarrin e Arbërisë së Skënderbeut

Në katundin arbëresh Ungër të Kalabrisë, në Itali, mbahen manifestime dy ditore kulturore e përkujtimore për jetën e veprat e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më datë 16 dhe 17 gusht 2018.

Ungra është një nga katundet arbëreshe në Arbërinë e përtej detit, në Arbërinë shpirtërore, që e kanë krijuar arbëreshët, që kur kanë shkuar nga Arbëria e jonë e përbashkët e etërve tanë të kohës Skënderbeut. Ungra është një vatër që e mban gjithnjë ndezur zjarrin arbëreshëve në përmbledhjen e kujtimeve, dashurisë dhe krenarisë për Motin e Madh, për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Përkujtimet e datave kombëtare e veçmas ato për Skënderbeun, janë përkujtime të veçanta, mbresëlënëse që kanë karakter historik e kulturor. Ato janë simbole të qëndresës të vazhdimësisë e identifikimit të plotë me ne shqiptarët, në një përbashkësi gjuhësore, kulturore , artistike, por mbi të gjitha shfaqin lidhjen e fuqishme të gjakut që gjallëron e nuk shuhet kurrë.

Shoqata “Arbëria” në Ungër ( Pro Loco “Arbëria” Lungro) nën udhëheqjen e kryetares Rosa Carbone e në mbështetje të Rajonit të Kalabrisë, të Bashkisë së Ungrës , më datë 16 gusht 2018, në orën 20 kanë planifikuar të fillojnë manifestimet për nder të jetës dhe veprës së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Festimet  e titulluara “Festa e Arbërisë” do të nisin me një konferencë për kulturën arbëreshe-shqiptare, më pas do të ketë edhe paraqitje të shoqërive artistike me muzikë  tradicionale arbëreshe. Këtë natë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë edhe  ushqimet e kuzhinës arbëreshe. Do të ketë edhe arbëreshë nga  Piana degli Albanesi e nga vise e katunde të tjera arbëreshe, që do të paraqiten me muzikë e specialitete ushqimesh si ëmbëlsira etj.

Manifestimet do të vazhdojnë të mbahen edhe ditën e nesërme më, 17 gusht. Dita e 17 gushtit do t’i kushtohet tërësisht Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, “Prindi i Arbërisë” siç e quajnë arbëreshët. Do të mbahet edhe një konferencë e cila i kushtohet Skënderbeut, jetës, luftërave e përpjekjeve të tij e të trimave të tij, si dhe popullit tonë, heroizmave arbëreshe tërësisht, që nuk e lejuan Perandorinë Otomane të pushtonte  Arbërinë për 25 vite me radhë, por njëkohësisht e penguan atë Perandori të pushtonte edhe Evropën.

Do të paraqiten këngëtarë e valltarë nga Ungra e katundet arbëresh, duke kënduar këngë shqiptare-arbëreshe e valle tradicionale. Si zakonisht do të bëhen edhe parada artistike me muzikë, pjesë dramatike e valle arbëreshe-shqiptare.

Tanimë , është edicioni tretë manifestimeve që mbahen në Ungër për Skënderbeun, në kohën e pushimeve verore, kur edhe mërgimtarë arbëreshë vijnë në katundet arbëreshe nga vende të ndryshme të Evropës, ku punojnë e jetojnë.

Isuf Ismaili: Ungra një vatër arbëreshe që e mbanë ndezur zjarrin e Arbërisë së Skënderbeut

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …