Daniel Serwer, profesor në Universitetin, John Hopkins në Uashington në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se ndarja e Kosovës apo ndërrimi i territoreve do të jetë një rrezik i madh për gjithë Ballkanin dhe një gjë e tillë nuk do të pranohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Serbia gjithmonë ka dashur ta ndaj Kosovën por risi është insistimi i presidentit Hashim Thaçi që ta korrigjoj kufirin në pjesën lindore. Ai thotë se Serbia dhe Kosova tashmë kanë hapur Kutinë e Pandorës në Ballkan dhe duhet ta mbyllin sa më shpet që është e mundur. Kosova nuk do të mbetet një shtet i pavarur nëse ka ndarje. Nëse ka ndarje do të mundet të bashkohet me Shqipërinë ose me pjesën shqiptare të Maqedonisë duke krijuar kaos në Ballkan. Kjo do t’i jepte fund çdo shprese për pranimin në Bashkimin Evropian në ndonjë të ardhme dhe po ashtu kjo do të përfundonte edhe ëndrrën e Serbisë për Bashkim Evropian. Pra ka rrezik të madh këtu edhe për ambiciet për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian, dhe kjo vlen për Prishtinën dhe Beogradin. Ata duhet ta dinë këtë gjë se ata tashmë kanë hapur Kutinë e Pandorës, e duhet ta mbyllin sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …