leoni

Të premten fillon shpërndarje e kontejnerëve në komunën e Deçanit

Të nderuar  qytetarë të komunës së Deçanit, ju njoftojmë se ditën e premte më datë 17.08.2018 në ora 08:00 do të filloj shpërndarja e kontejnerëve në qytetin e Deçanit dhe në dy fshatrat Carrabreg i Epërm dhe  Carrabreg i Ulët, si pilot zona për të filluar me shërbimin e mbledhjes se mbeturinave të ç’do amvisërie dhe ç’do biznesi. Ky aksion do të nisë në rrugën ,,Luan Haradinaj” në qytetin e Deçanit ku i pranishëm do të jetë i pari i komunës Bashkim Ramosaj, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Kompania ,,Hixhena” përfaqësues nga GIZI  etj. Pas fazës së parë provuese të këtij projekti do të përfshihen të gjitha fshatrat e komunës se Deçanit me shërbim dhe mbledhje të mbeturinave dhe do të pajisen më kontejner në fazën e dytë, mbase ky projekt do të mbyllet në vitin 2021. I ftojmë të gjitha bizneset dhe ekonomit familjare në bashkëpunim për një qytet të pastër dhe ekologjik siç e meriton Deçani thuhet në komunikatën e lëshuar nga komuna e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …