Në konferencën për medie të mbajtur sot, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ndër të tjera tha se zhurmat e fundit për korrigjim kufijsh na bëjnë të frikësohemi se Kosovës po i përgatitet skenari më i keq i mundshëm, ai i instalimit të asociacionit të komunave serbe, i cili në rrethanat e një dialogu ku po flitet për marrëveshje përfundimtare, mund të përfundojë me kompetenca ekzekutive dhe me autonomi politiko-territoriale. Duke rikujtuar se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të futen në një fazë kritike nga muaji shtator i këtij viti, ai tha se fatkeqësisht, opinioni publik dhe partitë politike janë më të përçara se kurdoherë rreth kësaj teme dhe se Kosovës i mungon platforma politike për këto bisedime e, rrjedhimisht, edhe konsensusi politik për to.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …