Përfaqësuesit politikë nga Presheva e Bujanoci, kanë biseduar me diplomatin amerikan, Adam Shick

Përfaqësuesit politikë nga Presheva e Bujanoci, kanë biseduar me diplomatin amerikan, Adam Shick

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Presheva e Bujanoci,  në Preshevë, ndaras, kanë biseduar me përfaqësuesin e Ambasadës amerikane në Beograd, Adam Shick. Ata, siç njoftojnë agjencia serbe e lajmeve beta, kanë folur për pozitën e keqe të shqiptarëve që jetojnë në tri komuna në jug të Serbisë dhe njëkohësish kanë paraqitur qëndrimin e vet për nevojën që në dialogun e Beogradit e të Prishtinës të bisedohet edhe për problemet e tyre. Takime me sekretarin e Ambasadës amerikane Adam Shick kanë pasur kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa. Kamberi ka thënë se njëra nga temat ka qenë edhe stagnimi në integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore si dhe mungesa e vullnetit politik e kësaj qeverive dhe e të gjitha qeverive të tjera të Serbisë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Beogradi zyrtar ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë që shqiptarët në Luginë t’i trajtojë si element të padëshiruar”, ka thënë Kamberi, duke shtuar se “shqiptarët nuk mund ta pranojnë statusin e qytetarit të rendit të dytë dhe se për këto probleme duhet biseduar në dialogun e Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …