Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka qenë e qartë në deklaratat e saj për korrigjimin e kufijve, pasi sipas tij këto kohë kanë kaluar njëherë e përgjithmonë. Diplomati gjerman gjatë kësaj konference ka komentuar edhe për liberalizimin e vizave. Duke ofruar mbështetje të qartë për liberalizimit e vizave, ai hezitoi të japë një datë të saktë se kur kosovarët do të lëvizin lirshëm drejt vendeve evropiane. “Unë jam jashtëzakonisht hezitues për të folur për datat e sakta për proceset që unë nuk mund t’i kontrolloj, kështu që unë do të thosha se po, unë absolutisht shpresoj se sa më shpejt, aq më mirë. Kjo kërkesë nga Kosova si vendi i vetëm në kontinent ku veçanërisht të rinjtë nuk janë në gjendje të udhëtojnë dhe të zbulojnë Evropën së cilës ata duhet t’i bashkohen nuk është një gjendje e kënaqshme. Ky është një proces ku nga pala kosovare janë përmbushur kushtet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe tani duhet të kalojmë nëpër procese në Bruksel dhe në kryeqytetet e shteteve anëtare, pasi që Këshilli duhet të reflektojë mbi rekomandimet e Komisionit”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …