Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Sot në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”  në Lypjan, është përuruar libri: “Januz Bajçica me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”, i autorit, Ahmet Qeriqi. Në fillim të fjalës së tij për librin, profesor, Adem Tasholli segmentoi disa çështje metodologjike që kanë të bëjnë me një vijë të prerë mes luftëtarëve nacionalistë të NDSH-së dhe formacioneve balliste, të cilat, regjimi jugosllav i ka barazuar, me qëllim për t i dënuar e ndëshkuar shqiptarët e Kosovës e më gjerë si kolaboracionistë të fashizmit. Më tutje profesor Tasholli foli edhe për librin  “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun” të autorit Ahmet Qeriqi dhe vlerësoi se ky libër pasuron litetarurën ende të munguar për luftëtarët e NDSH-së.

Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Në fjalën e tij para të pranishmëve, profesor, Fatmir Graiçevci theksoi se  Ashtu sikur në shumë libra të tjerë të tij në të cilët trajton jetën dhe veprën patriotike të personaliteteve të anashkaluar me pa të drejt nga historiografia, studiuesi, Ahmet Qeriqi, në librin e tij të radhës ka ndriçuar jetën dhe veprën atdhetare të Januz Bajçincës dhe djemve të tij, Ruzhdiut e Nebihut, të cilët ndonëse të rinj, kishin zgjedhur ta trasonin edhe më tutje rrugën e prindit të tyre për bërjen e Shqipërisë etnike.

Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Në një fjalë rasti në përurimit të librit, autori,  Ahmet Qeriqi dha një porosi për të gjithë familjarët e luftëtarëve të NDSH-së që të përpiqen ta zbardhin jetën e veprën e secilit, sepse ajo Lëvizje nacionaliste  ka qenë dhe po mbetet e vetja lëvizje e pakompometuar, e vetmja digë kombëtare, e cila në kushte dhe rrethana të caktuara nuk pranoi bashkëpunim me komunistët jugosllavë, por as me ballistët në Shqipëri. Nuk është fjala këtu për mijëra ballistë atdhetarë që morën pjesë në luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe kudo të trojet tona, por për kreun e Ballit, i cili deshëm apo nuk deshëm ta pranojnë,  nuk ishte në nivel të detyrës politike e kombëtare të kohës, meqë kishte aplikuar veprimin pacifist të pritjes.

Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Në përurimin e librit për Januz Bajçincën  ishte i pranishëm edhe atdhetari e veterani i LNDSH-së, z. Rexhep Bunjaku i cili evokoi kujtimet e kohës së tij, kur OZN-a në moshën 18-vjeçare e kishte arrestuar dhe Gjykata fillimisht e kishte dënuar me vdekje-pushkatim. Më vonë dënimi ishte kthyer në 20 vjet burg me akuzë për nacionalizëm e irredentizëm. Atdhetari i paepur, Rexhep Bunjaku, edhe pse në moshën e tij 91-vjeçare, ka një memorie të shkëlqyer dhe shëndet të qëndrueshëm. Ai foli për bashkëvuajtësit e tij nëpër kazamatet  e Jugosllavisë, ku kishte mbajtur 15-vjet burg.

Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Në emër të Komunës së Lypjanit dhe të vetë kryetarit, një fjalë rasti mbajti nënkryetari, i komunës, Fauz Xhemajli, cili çmoi librin për luftëtarët e NDSH-së, Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun.

Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Në emër të familjes, Nasri Bajçinca,  i përshëndeti të pranishmit, autorin e librit, Ahmet Qeriqi dhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar në daljen në dritë të librit dhe filmit dokumentar për Januz Bajçincën dhe bijtë, Ruzhdiun e Nebihun. Pas përurimit të librit u shfaq edhe  filmi dokumentar për këta tre luftëtarë të NDSH-së, i realizuar nga TV-Dielli dhe Radio-Kosova e Lirë.(RKL)

Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …