Dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Therandë mund të arrijnë në miliona euro

Haradinaj, ka kërkuar mobilizimin e të gjitha institucioneve për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Therandës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka marr me  shqetësim lajmin për vërshimet në Suharekë. Ai ka kërkuar mobilizimin e të gjitha institucioneve për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të kësaj komune. Menjëherë kam kërkuar nga FSK-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme, mobilizim dhe që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane. Po ashtu, jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e kësaj komune, z. Bali Muharremaj dhe po e përcjellim me vëmendje situatën e krijuar në Suharekë. Si Qeveri e vendit do të bëjmë maksimumin që të parandalojmë rrezikimin e jetëve të qytetarëve tanë dhe t’u dalim në ndihmë banorëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …