Mblidhet shtabi emergjent pas vërshimeve në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbledhur Shtabin Emergjent pas vërshimeve, për t’i njoftuar rreth situatës së krijuar në terren. Nga anëtarët e këtij shtabi ka pasur diskutime ku kanë thënë se: ” jemi të gatshëm të gjithë për t’i ndihmuar në çdo formë, të gjithë qytetarëve që kanë nevojë”, lidhur me rastin në fjalë. Kryetari Muharremaj ka thënë: “T’i formojmë komisionet dhe të dalim në terren menjëherë”. Janë formuar 3 komisione të cilat do të dalin në terren për të parë se si është gjendja dhe do ta bëjnë regjistrimin e tyre dhe vlerësimin e dëmeve. Kryetari Muharremaj ka thirrur në takim urgjent edhe Bordin e Drejtorëve, ku ka kërkuar nga ata që të raportojnë në çdo kohë dhe 24 orë të jeni në shërbim të qytetarëve”. Të gjithë drejtorët e drejtorive përkatëse janë shprehur të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve komunale të prekura nga vërshimet. Kryetari ka bërë të ditur se janë duke punuar dhe janë në funksion të gjitha institucionet komunale si ato në Kuvendin Komunal ashtu edhe ato shëndetësore dhe të gjitha të tjerat, andaj njoftojmë qytetarët se mund të marrin shërbime në të gjitha institucionet tona sikurse në ditët tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …