leoni

MINISTRI BYTYQI: QEVERIA DO TË MBËSHTES INSTITUCIONET QË OFROJNË PROGRAME TË PROFILIZUARA NË HARMONI ME TREGUN E PUNËS

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes për lansimin e programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga London School of Economics në Kolegjin Riinvest, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell. Me këtë Marrëveshje, studentëve të programeve të caktuara të Kolegjit Riinvest iu mundësohet që pas përfundimit të suksesshëm të studimeve të përfitojnë diplomë valide edhe nga Universiteti i Londrës. Me këtë rast, ministri Bytyqi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka përshëndetur nënshkrimin e kësaj Marrëveshje, si një mundësi e mirë për studentët tanë që të përfitojnë njohuri nga programet inovative të nivelit evropian që po mundësohen në Kosovë. “MASHT mirëpret bashkëpunime të tilla në mes të institucioneve të arsimit të lartë të Kosovës dhe institucioneve prestigjioze të arsimit ndërkombëtarë. Ministria e Arsimit çdo herë promovon ndërkombëtarizimin e arsimit në Kosovë dhe kjo Marrëveshje konsideroj se është rruga më e mirë drejt ngritjes së vlerës së arsimit të lartë në Kosovë”, tha ministri Bytyqi. Ministri Bytyqi më tej tha se, kjo Marrëveshje dhe të ngjashme si kjo, me institucione ndërkombëtare u hapin mundësinë institucioneve të arsimit të lartë dhe studentëve tanë që të jenë konkurrentë dhe të përgatitur profesionalisht për tregun ndërkombëtarë të punës. Në vazhdim ministri Bytyqi theksoi se, Qeveria e Kosovës pret që ofruesit të arsimit të lartë të Republikës së Kosovës të mbështesin studentët e Kosovës për të arritur rezultate të larta akademike dhe profesionale. “Ne do të jemi gjithnjë krah institucioneve arsimore në vendin tonë të cilat angazhohen që programet e tyre të studimeve të jenë të profilizuara, pra të jenë në harmoni me nevojat e tregut të punës. Vet fakti që janë 18 fitues të çmimit Nobel që kanë studiuar në LSE, na bën të gjithëve që të mburremi me nënshkrimin e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit“, tha në fund të fjalës uruese ministri Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …