Marshi për të pagjeturit do të mbahet më 30 gusht në ora 12:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë dhe do të vazhdojë përgjatë Sheshit “Nënë Tereza” dhe do të përfundojë në Sheshin “Skenderbeu”, pranë Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Secili pjesëmarrës i marshit do të mbajë një pankartë me emrin e një personi të pagjetur. Pankartat do të ofrohen nga aktivistët e YIHR KS në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Ky aksion mbështetet nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Civil Rights Defenders. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, çështja e mbi 1,600 personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur, ndërkohë që familjarët e të pagjeturve dhe shoqëria kosovare vazhdojnë të përballen me mohimin e të drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi. Të gjithë kërkojnë përkushtim dhe angazhim më të madh nga institucionet relevante për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë për personat e pagjetur nga të gjitha komunitetet. Andaj kësaj radhe, organizatorët bëjnë thirrje që t’i bashkohen të gjithë Marshit të parë në Kosovë për personat e pagjetur për të kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat, pa dallim etnie.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …