Elez Blakaj

Janë 19.060 “veteranë të rrejshëm”, të cilët i ka identifikuar prokurori special i dorëhequr, Elez Blakaj

Janë 19.060 ”veteranët e rrejshëm”, të cilët i ka identifikuar prokurori special i dorëhequr ditë më parë, Elez Blakaj të cilët buxheti të Kosovës i kushtojnë 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit. Në aktakuzën të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, e që është e nënshkruar nga tashmë ish-prokurori Blakaj, janë akuzuar 12 persona. Aktakuza që ka 64 faqe është ngritur më 11 korrik 2018. Ka numër protokolli PPS.nr.12-2018. Të akuzuarit, si anëtarë të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “në cilësinë e personave zyrtarë, thuhet se  me dashje kanë tejkaluar kompetencat e tyre, si dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që t’ua mundësojnë personave të tjerë të përfitojnë kundërligjshëm në vazhdimësi në dëm të buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzën e nënshkruar nga prokurori i rastit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …