Joseph DioGuardi

Joe DioGuardi: Është turp, Kampi i Tepelenës nuk ishte “Aushvic shqiptar”, duhet ta anuloni vendimin

Ish-Kongresmeni amerikan DioGuardi dhe një nga aktivistët më të njohur në mbrojtje te interesave shqiptare në Amerikë i kërkon në një letër kryebashkiakut të Tepelenës të anulojë vendimin e këshillit të qytetit të tij mbi kthimin e ish-kampit të interninit te Tepelenës në “Aushvicin shqiptar”.  Unë jam i shokuar dhe thellësisht i shqetësuar mbi përpjekjet e tanishme për të cilësuar qytetin Tuaj  të bukur dhe historik të Tepelenës si një “Aushvic Shqiptar”. Kjo – ashtu siç ju e dini – lidhet me disa plane të çuditshme për të kthyer barrakat ushtarake  në qytetin tuaj në një farë soj Muzeumi dhe Kompleks Memorial si “Kampi i Shfarosjes së Tepelenës”. Siç Ju e dini mirë Kryetar Peçi, Tepelena ka një histori të madhe. Është vendlindja e Ali Pashës, i cili u përpoq të krijonte shtetin e parë Shqiptar pas Skënderbeut. Është vendi të cilin Lord Bajroni e vizitoi dhe e përshkroi me aq bukuri. Është një zonë ku është luftuar me trimëri për lirinë e kombit shqiptar gjatë gjithë historisë. Është në vendin tuaj dhe më saktësisht në fshatin Kodër ku bandat Greke kryen një nga aktet më barbare në historinë e Ballkanit.

Gjatë kohës që unë isha kongresmen i Shteteve të Bashkuara, e vizitova Tiranën bashkë me kolegun tim kongresist, të ndjerin Tom Lantosh. Gjatë takimit prej dy orësh e gjysmë me Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alia, ne mësuam për herë të parë mbi një nga aktet më të nderuara dhe më fisnike  të popullit shqiptar për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë në Shqipëri dhe ata që erdhën nga Europa Perëndimore përmes Kosovës në Shqipëri gjatë kohës së errët të holokaustit nazist. Prandaj unë ju nxis, me autoritetin e Kryetarit te Bashkisë së Tepelenës të tërhiqni mbështetjen për memorialin Kompleks  i cili në mënyrë të falsifikuar përshkruan  “Memorialin e Kampit Shfarosës të Tepelenës”. Dhe, meqenëse Këshilli i qytetit tuaj ka kaluar një “rezolutë” mbi të ashtuquajturin “Memorial i Kampit të Shfarosjes të Tepelenës”, unë Ju nxis që zyrtarisht të anuloni një vendim të tillë dhe, në se do të ishte e nevojshme, të linit popullin e Tepelenës të vendosë nëpërmjet një referendumi lokal nëse një njollë  e tillë e pashlyeshme do të vendosej në qytetin e tyre të bukur dhe historik. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …