leoni

Komuna e Malishevës vazhdon mbajtjen e dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit

Në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2019 dhe me qëllim të orientimit në investimet kapitale për vitin e ardhshëm, Komuna e Malishevës është duke zhvilluar dëgjime publike me qytetar, nëpër disa nga vendbanimet e saj, ku përmes këtyre dëgjimeve do të hartohet edhe lista e projekteve kapitale dhe investimet do të orientohen duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Për këtë qëllim, është mbajtur një takim me banorët e fshatit Bellanicë. Në këtë takim me banorët e fshatit Bellanicë morën pjesë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, të cilët kanë prezantuar para banorëve të këtij fshati, buxhetin për vitin 2019, në veçanti pjesën e investimeve kapitale. “Marrja e kërkesave dhe nevojave të juaja si banorë, është qëllimi i këtij takimi, ku përmes propozimeve të juaja, ne e kemi më të lehtë orientimin e hartimit të buxhetit, përkatësisht orientimin në investimet për vitin e ardhshëm, pasi ju e dini më së miri se cilat nevojat e juaja dhe pasi ti marrim propozimet nga ana juaja, ne do të hartojmë listën e investimeve dhe do ta paraqesin para kuvendit për miratimin përfundimtar”, tha kryetari Begaj, duke ju drejtuar banorëve. Ndërsa nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, duke marrë fjalën në këtë dëgjim publik, tha se “Malisheva nuk është në fazën e investimeve emergjente dhe projektet që do të realizohen, do të kenë cilësi dhe do të realizohen sipas standardeve, prandaj ne duam që këtë buxhet për investime kapitale, ta orientojmë sipas nevojave që kemi si komunë, por në projekte të mirëfillta që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”. Më pas drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, e ka prezantuar buxhetin për vitin 2019 dhe ka bërë të ditur se për investime kapitale, Malisheva do të ketë një buxhet prej 4.3 milion euro, ndërsa lista e investimeve do të përpilohet, gjithmonë duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Më pas, banorët e fshatit Bellanicë, duke i prezantuar kërkesat e tyre, kërkuan që të vazhdohet me investime në rregullimin e infrastrukturës, si rrugët, meremetime në kanalizimin e fshatit, trotuar e ndriçim, si dhe mirëmbajtjen e ujësjellësit. Pas këtyre, ata kërkuan që të investohet edhe në fushën e bujqësisë, si dhe shenjëzimi apo sinjalizimi i rrugëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …