“Çlirimi i Kosovës Lindore nuk bëhet me konferenca shtypi ka shkruar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka cituar një deklaratë të Thaçit të para dy javësh në një nga konferencat për media, dukë thënë se Thaçi po tenton të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. “Nuk dua të tringëlloj aspak pesimist, por më duhet të theksoj, për hir të opinionit publik, se në rast se dështoj duke bërë këtë përpjekje historike, unë nuk do të jem i turpëruar se kam bërë përpjekje për të korrigjuar këtë padrejtësi historike. Por nuk mund të them se fatin e njëjtë do ta kenë shumë të tjerë të cilët pa asnjë argument qoftë politik, qoftë historik hezitojnë të rradhiten në anën e së drejtës”, kishte thënë Thaçi. Pra, ai tashmë e ka menduar se kë dhe si do ta fajësojë pas dështimit. Më të hollësishëm e ka planin për shpërndarje faji pas dështimit sesa vetë propozimin për ‘korrigjim të kufirit’. Është përgatitur mirë ky President, që të dështojë. Lufta e UÇPMB-së nuk mjaftoi për të na e çliruar e për të bashkuar Kosovën Lindore kurse Presidenti do që ta arrijë këtë me konferenca shtypi, ka shkruar Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …