leoni

KOMISIONI SHTETËROR I MATURËS MBAJTI TAKIM KU U DISKUTUA PËR AFATIN E DYTË TË MATURËS SHTETËRORE 2018

Komisioni Shtetëror i Maturës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar rreth përgatitjeve për afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2018. Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Maturës kanë miratuar edhe një dokument me informacione të rëndësishme rreth afatit të gushtit. Në këtë afat, testit do t’i nënshtrohen rreth 9000 maturantë, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit të testimit do të angazhohen 600 administrues dhe 70 komisionarë (kryetarë të Qendrave Testuese). Paraqitja e provimit të maturës ka filluar dhe afati është i hapur deri më 24 gusht 2018. Po ashtu edhe grumbullimi i shënimeve për nxënës, shkolla dhe komuna ka filluar dhe lista përfundimtare e administruesve dhe Qendrave Testuese do të përfundojnë deri më 24 gusht 2018. Pjesa e parë e tetit të maturës do të organizohet më 28 gusht 2018, pjesa e dytë e testit më 1 shtator 2018, ndërsa publikimi i rezultateve do të bëhet 10 shtator 2018. KSHM po ashtu ka bërë të ditur se afati i ankesave do të jetë nga 11 deri më 13 shtator 2018, ndërsa rezultatet e ankesave do të bëhen të ditura një ditë më vonë, pra më 14 shtator 2018. Po ashtu, në këtë mbledhja anëtarët e Këshillit të Maturës Shtetërore u zotuan që vendimet e Ministrit Bytyqi të zbatohen në përpikëri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …