leoni

Ish-ambasadori amerikan, Greg Delawie, mirëpret interesimin e kandidatit për kryetar të SHBA-ve, Joe Biden për Kosovën

Delawie: Ne besojmë se thelbi i një marrëveshjeje Kosovë-Serbi duhet të vijë nga vetë dialoguesit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka folur lidhur me marrëveshjen në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. “Ne besojmë se thelbi i një marrëveshjeje Kosovë-Serbi duhet të vijë nga vetë dialoguesit. Por ka kufizime për atë që ne do të pranojmë. Ne jemi të përkushtuar për Kosovën; ne jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe suksesit ekonomik të saj. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për rolin historik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur për t’i dhënë fund konfliktit në Ballkan në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti”, tha Delawie. Ai po ashtu bëri thirrje që të mos ketë fjalor destabilizues dhe sidomos ku përfshihet dhuna. Ne duam të ndihmojmë arritjen e një marrëveshjeje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe kontribuon në stabilitetin në rajon. Çdo marrëveshje duhet të sigurojë siguri për të gjithë qytetarët, duke përfshirë grupet e cenueshme, serbët e Kosovës dhe Kishën Ortodokse Serbe”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …