Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i ka hedhur poshtë pretendimet se ekonomia e vendit të tij po përballet me probleme serioze pas masave të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka theksuar se masat e ndërmarra së fundmi janë të motivuara nga komploti të organizuara mirë kundër Turqisë. Nga ana tjetër, njohësit e ekonomisë kanë theksuar se ndonëse Turqia ishte në mesin e vendeve me rritjen më të shpejt ekonomike, devalvimi i valutës së saj do të ketë pasoja negative në ekonominë e saj dhe se Ankaraja nuk ka rezerva të mjaftueshme për ta shpëtuar ekonominë e saj atëherë kur gjërat do të shkojnë edhe më keq. Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen se rënia e vlerës së monedhës turke ka shkaktuar frikë edhe përtej kufijve të Turqisë dhe se nuk janë të paktë ata që i druhen cenimit të sistemeve bankare evropiane nga kjo situatë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …