Rashiq: Asnjëherë më parë nuk ka pasur ndarje kaq të madhe dhe urrejtje në mes të serbëve në Kosovë

Rashiq: Nuk pres që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive sepse do të duhej të ndërrohen të gjitha ligjet

Kryetari i Partisë Progresive Demokratike në Kosovë, Nenad Rashiq ka deklaruar se nuk pret që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë kompetenca ekzekutive sepse do të duhej të ndërrohen të gjitha ligjet. Në këtë moment, unë nuk e shoh që ka hapësirë për një nivel të tretë të pushtetit. Që ta ndërtoni një gjë të tillë, ju duhet t`i ktheni të gjitha ligjet të cilat janë aprovuar, për shembull prej 2008-tës dhe t’i korrigjoni krejt dhe për këtë duhet të bëhet shumë punë. Kjo me siguri nuk bëhet pa u punuar dy ose tre vjet vetëm në atë drejtim të korrigjimit të ligjeve, sepse prapë ligji është mbi të gjitha, çdo ligj duhet të ketë procedurë për t’u aprovuar ose ndryshuar”. “Prandaj, unë nuk pres që asnjë gjë të ndryshojë prej gjendjes aktuale në terren, andaj e di që po bëhet famë për statutin e asociacionit, unë nuk e shoh që mund të ndodhë ndonjë ndryshim, i cili mund të ndikonte në cilindo prej ligjeve të Kosovës, ka theksuar kryetari i Partisë Progresive Demokratike Nenad Rashiq.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …