Autoritetet më të larta të vendit tonë kanë shfaqur pikëllimi e tyre për vdekjen e ish Sekretari i Përngjitshim i OKB-së, Kofi Ananit. Kryetari, Hashim Thaçi ka përkujtuar se Kofi Annan ishte në krye të Kombeve të Bashkuara në periudhën e luftës 1998-1999, kur komuniteti ndërkombëtar ndërhyri për t’i dhënë fund terrorit të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë Ai në mandatin e tij si sekretar i përgjithshëm, Annan vuri Kombet e Bashkuara në shërbim të rindërtimit të Kosovës. Edhe kryeministri, Ramush Haradinaj ka shkruar se sot bota ka humbur një nga diplomatët më tē njohur që për vite me radhë i kontribuoi paqes dhe zgjidhjes së konflikteve në botë, Kofi Annan. Ndërkohë, edhe shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli ka shkruar se ish-Sekretari i Kombeve të Bashkuara dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe gjithherë do të kujtohet si një njeri vizionarë, që me lidershipin e tij i kontribuoi parandalimit të konflikteve dhe promovimit të paqes globale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …