Fushë ndihmëse për KF Drenica

Ka filluar edhe zyrtarisht realizimi i projektit për ndërtimin e fushës ndihmëse për Klubin e Futbollit “Drenica” nga Skenderaj. Këtë projekt e financon FIFA dhe UEFA në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, me participim edhe të Komunës së Skenderajt. Lajmin për realizimin e këtij projekti e ka bërë të ditur kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, i cili bashkë me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe drejtorin sportiv të KF Drenica, Tahir Lushtaku, kanë vizituar vendin ku do të ndërtohet fusha ndihmëse, në vendin e quajtur “Zabel”. Kryetari Jashari është shprehur i lumtur për këtë projekt, për çka i ka falënderuar donatorët dhe zyrtarët e lartë të FFK-së. Sipas përfaqësuesve të FFK-së, fusha ndihmëse do të përfundojë për 90 ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …