leoni

Arben Duka

Arben Duka: Tepelena në krahasim me Aushvicin ka qenë një kamp pushimi!”

Po ç’pisllëk të them përpara,

për ju-o derra të ndyrë,

se ç’ka qenë Aushvici,

juve e dini shumé mirë!

 

Për përmasat e së keqes,

s’ka të dytë në histori,

po ju ja gjetët binjakun,

m’u këtu-në Shqipëri!

 

Fashizmi në Aushvic,

prodhoi male me kufoma,

ju thoni-në Tepelenë,

ka qenë dhe më keq akoma!

 

Një që s’e njeh Aushvicin,

por njeh pjesën shqiptare,

mund të thotë-se Holokaust,

mbi hebrenjtë s’ka ndodhur fare!

 

Na kanë thënë-në Aushvic,

janë djegur gra e burra,

po në Tepelenën tonë,

nuk ka oxhaqe dhe furra!

 

Na kanë thënë-në Aushvica,

ndodhén gjëma të mëdha,

po në Tepelenën tonë,

krematoriume nuk ka!

 

Na kanë thënë-e ç’nuk kanë thënë,

po ja kanë futur çaprazit,

se në Tepelenën tonë,

mungojnë dhomat e gazit!

 

Në kampin e Tepelenës,

kishte vetëm dy policë,

qindra dhe mijëra ushtarë,

vigjilonin në Aushvic!

 

Kanë dalë fekale pafund,

nga goja e maskarenjve,

atentati më i madh,

që është bërë kundër hebrenjve!

 

Na kanë thënë-në Aushvic,

u bénë male me kufoma,

po në Tepelenën tonë,

ka qënë dhe më keq akoma!!!

 

Nëse Hebrenjtë do të ishin,

si në kamp-në Tepelenë,

Holokaust s’do të kishin,

se askush s’u kish bërë benë!

 

Nuk do kishte asnjë plan,

për zgjidhjen përfundimtare,

këto të gjitha mungojnë,

në Tepelenën shqiptare!.

 

Në Tepelenë s’kish shfarosje,

pse i zu këta tërbimi,

ajo para Aushvicit,

ka qënë si një kamp pushimi!

 

S’mund të ketë krahasime,

s’mund të ketë kurrën e kurrës,

turp-nëse mendon kështu,

ministrja jonë e kulturës!

 

Meqë në punët e saj,

s’ka asgjë për t’u lëvduar,

si antikomuniste flaktë,

së fundi është promovuar!

 

Mbeturinat e fashizmit,

janë derrat më të ndyrë,

nga kjo rracë kaq e zhgryer,

s’kam pritur ndonjë të mirë!

 

Aushvici me askënd,

kurrë s’mund të krahasohet,

qeveria menjëherë,

duhet që të distancohet!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …