Viteve të fundit Evropa gjendet para një situate të re. Ridizajnimi i marrëdhënieve transatlantike, rishikimi i strategjisë në politikat e jashtme, si dhe veprimet konkrete në fushat e sigurisë së mbrendshme, dukshëm janë shëndrruar në domosdoshmëri për kontinentin. Patjetër në kete mes, (perveç aspektit pozitiv) rol te veçantë luajnë edhe të ashtuquajturat “anët e errëta të globalizimit”.Veçmas kur civilizimi perëndimor si një shoqëri e hapur dhe e avansuar, përballët vazhdimisht me sfida të rënda si në luftë kundër terrorizmit dhe sfidave tjera të cilat si tendencë në rritje duan ta izolojnë, të imponojnë ideologji të prapambetura dhe në fund me qëllim që edhe ta sundojnë botën e lirë demokratike sipas pikpamjeve të tyre.
Sulmet terroriste pergjatë viteve të fundit në zemër te Evropës, përshkallëzimi imponues dhe prezenca e shtuar e influencës Ruse në disa rajone të botës, konfliktët e shumta në rajonët e Lindjes së Mesme, në Afrikën Veriore, fluksët masive të refugjatëve në drejtim të vendeve të Ballkanit Përendimor me cak final vendet e BE-së, janë vetëm disa nga treguesit negativ se viteve të fundit, jo vetëm se është në rritje një trend i pasigurisë, por çartë edhe i përkeqësimit të stabilitetit të krijuar në dekada, ndaj të cilave Evropa do të jetë e detyruar të veproj me masa konkrete preventive dhe veprime aktive.
Jo rrallë herë ndegjojmë se bota ka qenë gjithëmonë e pasigurtë dhe me konflikte. Por të shikohët nga një prespektivë tjetër, ndryshimet drastike sidomos të viteve të fundit dhe rritja e fuqisë( deri në superfuqi) të disa shteteve në aspektin zhvillimit ekonomik, forcës ushtarake etj( Kina, Rusia deri diku edhe Irani, Korea Veriore etj.) patjetër që në rendin nderkombtarë të krijuar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botrore kanë sjellë risi dhe rivalitet, prandaj është e dukshme se përmes saj është krijuar një realitet tjetër i cili ka tendencë të vazhdueshme të shtrirjes së influencës dhe fuqisë përtej kufijëve të deritanishëm.
Përfundimisht jemi të vetëdijshëm se, bota po ndryshon fundamentalisht dhe me hapa marramendës në bazë të faktoreve paraprak dhe përtej tyre. Prandaj edhe lind pytja se: në gjitha këto zhvillime, sfida, përshkallzime në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë etj, ku jemi ne, dhe cila do të jetë prespektiva e rajonit dhe Evropës gjatë viteve në vijim?
Përgjigjeja me e lehtë do të ishte: krijimi i mekanizmave preventiv dhe të qenurit në gadishmeri për reagim në momente të caktuara, rreshtimi në krahun e duhur se bashku me partnerët strategjik, si menyrë me adekuate për të u perballur me problemet, sfidat dhe realitetin e këtij fillimshekulli.