Debatit i cili po zhvillohet ditëve të fundit lidhur me numrin e veteranëve të rrejshëm i është bashkangjitur edhe ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Sipas Krasniqi ka më shumë se 19 mijë veteranë të rrejshëm të cilët përfitojnë nga buxheti i Kosovës. Ai ka folur edhe për deklaratën e Daut Haradinaj, i cili ka thënë se Agim Ceku ka humbur gjithë familjen në luftë. Sipas Krasniqit është banale kur dikush përpiqet të përfitojë nga vlerat e UÇK-së. Sot, kur gati njëzet vjet pas po flitet për një temë të luftës së fundit, kush luftoi e kush jo, nuk është edhe punë e lehtë të flasësh më zë apo të shkruash shqip, pasi mund të të përfshijnë valët e sharjeve të turmës që në kohën e duhur nuk ka bërë, ama nuk ka bërë asgjë për lirinë, sa që përballet edhe me një mallkim të atyre që kanë bërë diçka, por që sot nuk e kanë asnjë ide se çka duhet bërë në rrethanat e reja të shtetndërtimit. Nuk mbrohet lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shpërndarë para për ta blerë pushtetin grabitqar që ta sjellë vota e veteranëve mashtrues ka shkruar mes tjerash, Jakup krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …