Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë sot se Kosova duhet të nxjerrë mësim nga rasti i Bosnjës. Ai në një postim të tij shkruan se bonjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjës apo shkëmbimit territorial midis Serbisë e Kroacisë. Kurti ka thënë se Kosova duhet të nxjerrë mësim nga paqja e Bosnjës dhe të ndërhyjë kundër “Zajednicës”. “Bosnjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjes apo shkëmbimi territorial midis Serbisë e Kroacisë. NATO-ja pat nxjerrur mësim nga lufta e Bosnjes dhe ndërhyri te Kosova kundër Jugosllavisë së Milosheviqit. Ne duhet të nxjerrim mësim nga paqja e Bosnjes dhe të ndërhyjmë kundër ‘Zajednicës’ së Thaçit me Vuçiqin”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …