Është mbajtur mbledhja urgjente e Asamblesë Komunale në Suharekë

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Suharekës, kanë mbajtur mbledhjen urgjente, në lidhje me reshjet e shumta të shiut që ditë më parë shkaktuan vërshime në Komunën e Suharekës. Rend ditë e kësaj mbledhje ka qenë;

Informatë nga Kryetari i Komunës për gjendjen e krijuar në territorin e Komunës së Suharekës pas vërshimeve nga të reshurat atmosferike;

Shqyrtimi i projekt-vendimit për ri-destinimin e mjeteve për sanimin e gjendjes në infrastrukture;

Kryesuesi i Asamblesë Bexhet Kuçi e ka përshëndetur takimin dhe menjëherë ia ka dhënë fjalën Kryetarit të Suharekës Bali Muharremaj. Kryetari Muharremaj, në fjalën e tij i ka informuar asamblistët në lidhje me gjendjen e krijuar pas vërshimeve dhe i ka njoftuar asamblistët që si kryetar komune ka qenë vazhdimisht në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar që nga fillimi i vërshimeve e duke vazhduar edhe tutje. Ai ka njoftuar se sot në orën 14:00, e presim Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj të vizitoj Komunën tonë, në lidhje me vërshimet. Fjalën e kanë marrë edhe asamblistë të tjerë të cilët kanë shprehur keqardhje për familjet që u janë shkaktuar dëme dhe se kanë thënë që jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në forma të ndryshme qytetarët, ka pasur edhe zotime që do të participojnë me mjete financiare nga disa asamblistë si: Shefket Kuçi me 500 euro dhe Grupi i Asamblistëve të Nisma-s, me nga një rrogë të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …