Për nderë të festës së Kurban Bajramit, Shoqata Humanitare “sytë kërkojnë dritë”, me seli në Lucern të Zvicrës, ka shpërndarë 20 pako ushqimore me rastin e festës së Kurban Bajramit, në komunën e Suharekës. Prezentë në shpërndarje të pakove ka qenë edhe Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila e ka falënderuar këtë shoqatë që po i gëzon këto familje në këto ditë feste. Pakoja përmban gjëra ushqimore me vlerë të konsiderueshme për festën e Kurban Bajramit.