Projekte të shumta po realizohen në komunën e Vitisë

Projekte të shumta po realizohen në komunën e Vitisë, kështu tha kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, gjatë inspektimit të punimeve infrastrukturore që po kryhen në territorin e komunës së Vitisë. Edhe pse ditë e diel, Haliti ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugëve te Sokoltë në fshatin Verban. Po ashtu ka vizituar fshatin Gërmovë ku është asfaltuar terreni sportiv i këtij fshati. Haliti gjatë ditës i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka vizituar edhe fshatin Radivojc ku është bërë rivitalizimi i fushës së këtij fshati e cila gjendet në oborrin e shkollës. Ai po ashtu ka vizituar edhe projektet që po realizohen në fshatin Beguncë ku janë asfaltuar tri rrugë: Rruga te lagjja Rexhepi, rruga tek shkolla e re e fshatit dhe një segment i rrugës qe lidhet me rrugën kryesore të fshatit. Gjatë ditës kryetari Haliti ka pritur edhe një grup investitorësh në krye me inxhinierin e kompanisë “Montmasson” Christian Doche, ku është biseduar për mundësinë e investimeve për zgjidhjen e problemeve të ujërave të zeza.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …