Vetëvendosja mbajti konferencë për media në të cilën folën deputetet Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci, në lidhje me dhunën e vazhdueshme ndaj grave, vrasjet që kanë ndodhur ditëve të fundit, për “neglizhencën totale Policisë së Kosovës dhe dështimin e shtetit për t’i parandaluar dhe vënë drejtësi pasi ato të kenë ndodhur”. Deputetja Nagavci e nisi fjalën duke përmendur vrasjen që ndodhi, sërish, ndaj një tjetër gruaje në Gjakovë ditën e sotme. Foli për numrin gjithnjë në rritje të dhunës në familje dhe mostrajtimin nga ana e shtetit dhe institucioneve përkatëse të shkaqeve dhe rrethanave që po çojnë në këto raste. “Sivjet, deri në korrik janë evidentuar 751 raste të dhunës në familje. Edhe vetë statistikat e Policisë tregojnë se numri i dhunës në familje po rritet nga viti në vit. E dhuna ka qenë edhe shkaku kryesor që disa nga këto raste kanë përfunduar me fatalitet. Në një prononcim Policia e Kosovës ka thënë se gjatë vitit 2015 janë evidentuar 1038 raste, ndërsa në vitin 2017 janë 1269 raste. Sipas raporteve të Rrjetit të Grave 40.9% e grave vuajnë nga dhuna në familje”, tha Nagavci.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …