Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi u prit sot në Bashkësinë Islame të Kosovës nga myftiu Naim Tërnava, ndërsa uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke thënë se Kosova është dhe do të jetë tolerante mes besimeve. “Është kënaqësi e veçantë te jem përsëri në Bashkësinë Islame dhe të uroj festën e Kurban Bajramit. Sot është festë e mirëkuptimit, solidaritetit, vizitave të ndërsjella. Uroj të ketë sa më tepër harmoni mes njerëzve. Kosova ka qenë, është dhe do të mbetët tolerante mes besimeve. Roli i Bashkësisë Islame ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm. Uroj të ketë gëzime në çdo familje kosovare e shqiptare”, tha Thaçi. Pritja e BIK-ut do të zgjasë deri në orën 12:00, ndërkohë që këtë institucion pritet ta vizitojnë edhe krerët e tjerë institucional.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …