Ish-kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi në një publikim të tij tha se prokurori Blakaj që e tha një të vërtetë edhe mund ta kryqëzojmë, por ai nuk e pati gatishmërinë e Krishtit e as përkushtimin e Adem Jasharit. Në fakt ai është një hero në mbrojtje të shtetit, të shtetit që ka shumë mundësi të falimentojë financiarisht. Bile së paku është guxim, sa ishte guximi i atyre që ishin rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta bërë shtetin. UÇK-ja ka luftuar për shtetin e pavarur, sovran e demokratik edhe prokurori po e mbron funksionimin e shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik. Kuptohet, me mjete të tjera, me ato mjete që e mbrojnë shtetin sot. Mua nuk me frikëson prokurori që e tha një të vërtetë që e dimë të gjithë, e më të saktën e tha dje nga burgu Syleman Selimi, por më frikësojnë deklarimet e atyre që kanë përgjegjësi dhe marrin para të shumta për ta mbrojtur shtetin nga mashtruesit e abuzuesit e tij. Dhe ata e bëjnë të kundërtën, ka shkruar mesa tjerash Jakup Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …