leoni

Haradinaj e ka pritur sot në takim, Komisionerin Parlamentar për Forcat e Armatosura të Gjermanisë, Hans-Peter Bartels

Kryeministri Haradinaj e ka pritur sot në takim, Komisionerin Parlamentar për FAGj Hans-Peter Bartels

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, Komisionerin Parlamentar për Forcat e Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, Hans-Peter Bartels. Ai e ka njoftuar Komisionerin Bartels për progresin e Kosovës dhe për prioritetet e Qeverisë, për zhvillimin ekonomik si dhe forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, duke e falënderuar shtetin gjerman për kontributin e gjithanshëm në shtetndërtimin e Kosovës. Gjatë takimit, Haradinaj ka vlerësuar rolin historik të forcave ushtarake gjermane që kanë shërbyer për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore jashtë Gjermanisë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, njëkohësisht, shprehu mirënjohje për angazhimin e pazëvendësueshëm të ushtarakëve gjermanë në Kosovë, Gjeneralin Hoffman, dhe pasardhësin e tij Uëe, në kuadër të misionit këshillëdhënës (NALT) për FSK-në. Në këtë takim u bisedua poashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, për rolin e Gjermanisë në procesin e dialogut, liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, me theks të veçantë në INTERPOL. Haradinaj e ka njoftuar atë për procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, si një forcë profesionale, multietnike dhe e përgatitur sipas standardeve, i bindur se Gjermania do të luaj rol të rëndësishëm në këtë proces. Nga ana e tij, Komisioneri Parlamentar për Forcat e Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, Hans-Peter Bartels, duke vlerësuar progresin e Kosovës tha se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …