SBASHK-u përmes një komunikate për media i është drejtuar MASHTI-it dhe institucioneve të Kosovës nga të cilat kërkon krijimin e mekanizmave ligjorë për pensionimin para kohe të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda. “Nëse institucionet do ta kundërshtonin e pengonin përpjekjen e MASHT për një ligj lidhur me uljen e moshës së pensionimit për të gjithë të punësuarit në Arsimin Parauniversitar me arsyetimin se do të jetë numër i madh i atyre që vullnetarisht do ta shfrytëzonin këtë të drejtë dhe se kërkohen shumë mjete buxhetore , atëherë Ministria e Arsimit do të duhej që të krijonte mekanizma ligjor për pensionimin që tani të punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda”, thuhet në komunikatë. SBASHK-u këtë çështje e ka ngritur vazhdimisht në shumë takime dhe nuk beson se institucionet e as ndonjë individ do ta kundërshtonte pensionimin e parakohshëm të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda, pasi numri i tyre nuk është i madh.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …