Thaçi: Bajrain tolerant

Thaçi: Bajram Rexhepi do të mbahet mend për kulturën e lartë demokratike dhe shpirtin tolerant

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, me rastin e njëvjetorit të vdekjes se tij. Ai ka thënë se Rexhepi do të mbahet mend si njeri tolerant dhe fisnik dhe për kulturën e lartë demokratike.

“Dje u bë një vit nga vdekja e ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, që prapa vete la një trashëgimi të pasur si humanist, doktor i luftës, lider politik, kryeministër dhe bartës i funksioneve të tjera të larta shtetërore. Ish kryeministri Bajram Rexhepi do të mbahet mend për kulturën e lartë demokratike, shpirtin tolerant, frymën fisnike dhe modestinë njerëzore, si vlera që i reflektoi dhe i shpërndau me të tjerët, qoftë para luftës, gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe në kohën e rindërtimit të Kosovës. Jemi krenarë që Kosova ka dhënë një profil politikani dhe burrështetasi si Bajram Rexhepi”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …