Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri me bashkëpunëtor, sot ka filluar takimin dy ditore në Administratën e të Hyrave Publike të Maqedonisë Përfaqësuesit e ATK-së janë pritur nga drejtoresha e Përgjithshme e Administratës së të Hyrave në Maqedonisë, znj. Sanja Kukarevska dhe ekipi i saj. Në takim, u diskutua për zhvillimet e fundit në dy administratat tatimore, si dhe bashkëpunimin deri më tani. Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave në trajtimin e çështjeve specifike tatimore, të cilat priten që të fuqizojnë kapacitetet operacionale. Gjithashtu, në takim u shkëmbyen edhe qëndrimet e dy administratave në pajtimin e një draft memorandumi të bashkëpunimit, i cili pritet të nënshkruhet së shpejti. Memorandumi i bashkëpunimit do të mundësojë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të përvojave, bartjen e njohurive dhe praktikave të mira, të cilat ndikojnë në ngritjen e përmbushjes vullnetare dhe luftimin e evazionit tatimor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …