Kryeministri Haradinaj: Albena Reshitaj do të udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës

Kryeministri Haradinaj bënë të ditur se Albena Reshitaj do ta udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës

Në fillim të ditës së sotme kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka mbledhur këshilltaret e tij me të cilët ka diskutuar për aksionin e pastrimin e mjedisit të Kosovë. Me këtë rast ai bëri të ditur se ish ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj do të udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës.

“Në mbledhjen e mëngjesit me këshilltarë, diskutuam ndër të tjerash edhe për organizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit të Kosovës, rrugë kjo e cila po merr kahjen dhe mobilizimin e duhur. Duke marrë parasysh përvojën, përkushtimin dhe vullnetin e saj të treguar gjatë kohës sa ishte ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga sot Albena Reshitaj do të udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës, si një nga ideatoret e kësaj nisme të rëndësishme, që fillon më 15 shtator deri më 15 dhjetor. Së bashku, me një mobilizim gjithëpërfshirës, me përkrahjen edhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile, donatorëve ndërkombëtarë do të krijojmë një Kosovë të pastër dhe europiane”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …