Klinika e Gastrologjisë në QKUK sot është pajisur me aparatura të reja në vlerë prej 70 mijë euro

Klinika e Gastrologjisë në QKUK sot është pajisur me aparatura të reja në vlerë prej 70 mijë euro

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar Gastrologjinë, ku ka bërë dorëzimin e disa pajisjeve për këtë klinikë. Aparatura videogastroskope dhe videokolonoskope, që të dy këto shërbime kanë munguar që 3 vjet në këtë klinikë, nuk është bërë fare ky shërbim, pacientët të cilët kanë pasur nevojë për trajtimin me këtë aparaturë janë trajtuar vetëm në klinika private, pasi që QKUK nuk ka pasur një të tillë. Shërbimi në sektorin privat me këtë aparaturë kushton mbi 100 euro dhe shërben për kontrollimin e zorrëve dhe të lukthit. Ministri tha se në këtë klinikë është një ambient i disponueshëm, pasi që kërkesa e stafit për një kohë të gjatë ka qenë që të pajisen me këtë aparaturë. “Këta janë këtu për të shërbyer, nuk ka nevojë të shkohet në klinika private, pra është fitore e dyfishtë, në një anë e arrijmë potencialin e kuadros tonë, në anën tjetër e ruajmë xhepin e qytetarëve dhe e arrijmë një kënaqshmëri më të madhe në sistemin shëndetësor”, tha Ismaili. Pajisja e cila i është dorëzuar sot QKUK kap vlerën e 70 mijë eurosh.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …