leoni

Qeveria do të ndajë fond emergjent për rimëkëmbjen e familjare dhe bujqëve që kanë pësuar nga vërshimet

Qeveria do të ndajë fond emergjent për rimëkëmbjen e familjare dhe bujqëve që kanë pësuar nga vërshimet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar me deputetët e Partisë Demokratike Turke e Kosovës dhe të Grupit 6+ të cilët i ka siguruar se qeveria do të ndajë fond emergjent për rimëkëmbjen e familjare dhe bujqëve që kanë pësuar nga vërshimet. “Pasi u njoftova për dëmet që janë shkaktuar në komunën e Mamushës nga reshjet e shiut, në takim me kryetarin, Abdulhadi Krasniq dhe deputetët nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, Fikrim Damka dhe Mufera Shinik, që janë pjesë e Grupit Parlamentar 6+, i sigurova se Qeveria do të ndajë fond emergjent për bujqit dhe për rimëkëmbjen e ekonomive familjare që kanë pësuar nga vërshimet. Ndërsa, dëmet infrastrukturore do të kompensohen pas vlerësimit të ekspertëve”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …