Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia është larg zgjidhjes së çështjes të Kosovës dhe larg asaj që dikush ta ofrojë veriun e Kosovës. “Jemi larg kësaj… Jemi shumë larg nga çfarëdo tjetër “, citon tanjug të ketë thënë Vuçiq pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me një kompani kineze për ndërtimin e gomave të automobilave në Vojvodinë. Ai ka thënë se deri vonë Serbia pothuajse nuk ka mundur as të bisedojë për një zgjidhje, sepse Kosova e konsideronte të përfunduar çështjen e vet. “Do të fitojmë më shumë se sa që kemi pasur dje edhe në të drejtat e popullit e edhe në resurse. Nëse dikush thotë se pas 50 vjetësh do të siguronim më shumë, ai është joseriozi”, ka thënë Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …