Avokati i Popullit

Avokati i Popullit lidhur me me kriterin për dorëzimin e vendimit të nostrifikimit, për aplikim, në konkursin…

Avokati i Popullit, në zbatim të funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore, më 17 gusht 2018, në rastin e parashtruar nga Nita Shala, Ankesa nr. 421/2018, ka nxjerr Opinionin përkitazi me kriterin për dorëzimin e vendimit të nostrifikimit, për aplikim, në konkursin e personelit akademik ne Fakultetet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Duke marrë parasysh kriterin e parashikuar në konkursin me  nr.prot.1/173,  të datës 27 prill 2018, për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” ,  i cili  në pikën II (f)  përcakton që “kandidatët që i kanë mbaruar studimet jashtë vendit duhet të sjellin  edhe vendimin për nostrifikim (barasvlerën) e diplomës përkatëse (bachelor, master, magjistraturë, doktoratë) dhe se nuk do të merret në konsideratë dëshmia e aplikimit për nostrifikim”, Avokati i Popullit paraqet këtë Opinion, i cili  ka për qëllim të tërheq vëmendjen e UP që kriteri i lartcekur (pika II (f)) në konkursin për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e UP, të datës 27 prill 2018, nr.prot.1/173, nuk është në pajtim me legjislacionin në fuqi, shkel parimin e barazisë  dhe drejtat e tjera në lidhje me procedurën e rekrutimit të personelit akademik në UP, dhe si i tillë, ky kriter është diskriminues për kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë vendit, duke parandaluar kështu aplikimin e tyre, përkatësisht pjesëmarrjen e tyre në konkurs.

Opinioni, në formatin e tij të plotë,  publikohet edhe në ueb faqe të Intitucionit të Avokatit të Popullit, në: http://www.ombudspersonkosovo.org.

Zyra për komunikim me publikun

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …