Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është nisur për në SHBA, ku do të ketë takime zyrtare në Iowa dhe New York

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka rikonfirmuar qëndrimin e tij për ndarjen (korrigjimin) e kufijve

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij për ndarjen e kufijve. Ai  ka rikonfirmuar se nuk do të ketë ndarje, as shkëmbim por korrigjim te kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  “Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit, Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si kryetar i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkimin  e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën”, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …