Kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës tek lagjja “Mustafa” në fshatin Pleshinë e Ulët

Nga afër punimet në rregullimin e kësaj rrugë i ka inspektuar nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, i shoqëruar nga drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu si dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani. Me këtë rast, nënkryetari Ferati, por edhe drejtori Bytyqi, kanë thënë se kjo rrugë ka rëndësi tejet të madhe për banorët e kësaj lagjeje, por edhe bizneseve të kësaj pjesë e që ju lehtësohet dukshëm edhe qarkullimi për në qytet. Ata gjatë inspektimit janë informuar për mbarëvajtjen e punëve si dhe kanë biseduar me qytetarët për çështje të ndryshme që lidhen me jetën e tyre. U bë e ditur se gjatësia e kësaj rruge është 840 metra, ndërsa ka një kosto rreth 100 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …