Eliminohen afro 20 deponi ilegale mbeturinash në qytet të Ferizajt dhe fshatra

Kujdesi ndaj mjedisit dhe intensiteti i shtuar i punës së ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen e qytetit nga mbeturinat është prioritet i qeverisjes lokale në Ferizaj. Mbështetja nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu për ndërmarrjet publike me fonde shtesë dhe infrastrukturë teknike po tregon rezultate. Vetëm në javën e fundit ekipet e mirëmbajtjes nga kompanitë publike nën mbikëqyrjen dhe organizimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë kanë eliminuar afro 20 deponi ilegale të mbeturinave me një sasi prej disa tonelatash në qytet dhe fshatra. Ky aksion është vazhdimësi e nismës së qeverisjes lokale për t’i ofruar qytetarëve mjedis të pastër, ndërkohë është aktivizuar dhe inspektorati komunal, përkatësisht ai i mjedisit që të shqiptoj gjoba ndaj ndotësve të mjedisit si masë për rritjen e vetëdijes qytetare për kujdesin ndaj ambientit si dhe ndëshkim ndaj ndotësve të hapësirave të përbashkëta. mDrejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili ka theksuar se vazhdimisht po zhvillohen aksione të tilla, të cilat kanë rezultuar me eliminimin e qindra deponive ilegale të mbeturinave, rrjedhimisht tonelata të mbeturinave të larguara nga zona e qytetit dhe fshatrave. Komuna e Ferizajt, përmes ndërmarrjes publike përkatëse ka shtuar oraret e mbledhjes së mbeturinave në këtë sezon veror si masë adekuate që parandalon ndotjen, gjegjësisht shpërndarjen e mbeturinave në hapësira publike. Aktualisht, KRM “Pastërtia” vetëm në zonën e qytetit, 11 herë gjatë ditës bën mirëmbajtjen, përkatësisht mbledhjen e mbeturinave në rrugët dhe lagjet e qytetit si dhe në orare të reduktuara edhe në fshatra. Institucioni i Komunës apelon tek qytetarët që të kujdesen ndaj mjedisit, si dhe të denoncojnë pranë autoriteteve ndotësit e mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …