Ministri Gashi takoi ekipin punues për Hartimin e Projekt Ligjit për Trashëgimi Kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në kabinetin e tij anëtarët e ekipit punues për Hartimin e Projektligjit për Trashëgimi Kulturore.  Ky takim vjen pas miratimit të koncept dokumentit për Trashëgimi Kulturore nga Qeveria e Kosovës dhe emërimit të këtij ekipi me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së. Ministri Gashi  përgëzoi grupin punues për punën dhe ju ofroi mbështetje të vazhdueshme duke u zotuar që të punojnë bashkërisht për të finalizuar hartimin e Projektligjit për Trashëgimi Kulturore. Ai tha: “Sot takova ekipin punues për Hartimin e Projektligjit për Trashëgimi Kulturore, i cili është përgjegjës të punoj për Hartimin e Projektligjit për Trashëgimi Kulturore. Është takimi i parë i ekipit punues për Hartimin e Projektligjit për Trashëgimi, në kuadër të planifikimeve tona për avancimin e infrastrukturës ligjore duke pasur parasysh që ligji aktual nuk i plotëson kërkesat e kohës dhe duhet të punojmë që të shtyjmë përpara këtë ligj”. Nga ekipi punues, ministri Gashi kërkoi që të kenë bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me organizatat ndërkombëtare në mënyrë që të kemi një ligj i cili i ka konsultuar të gjitha palët. “Përkushtimi im si ministër i MKRS-së, ka qenë dhe mbetet përmirësimi kushteve të punës, investimi në Institucionet e Kulturës, por edhe ngritja performancës institucionale dhe pasurimi i jetës kulturore dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore në vendin tonë”, shtoi ministri Gashi. Ai po ashtu tha:“Plotësimi dhe avancimi i kornizës ligjore dhe infrastrukturore konform praktikave dhe standardeve ndërkombëtare mbetet një ndër prioritetet e mia si ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit i përcaktuar edhe në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për Hartimin e Projektligjit për Trashëgimi Kulturore, ministri Gashi u shpreh se është  një ndër masat e shumta legjislative dhe zbatuese në fushën e trashëgimisë kulturore, që po ashtu koincidon edhe me fillimin e Vitit Evropian. “Trajtimi i trashëgimisë kulturore duhet bërë në mënyrë të integruar, si trashëgimia arkitekturale, trashëgimia shpirtërore, ajo arkeologjike, peizazhet kulturore si dhe të gjitha asetet nën mbrojtje të shtetit duhet të mbrohen, ruhen, studiohen e promovohen sa më shumë dhe të bëhen objekte të hartës turistike të Republikës së Kosovës”, tha ai. “Ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore mbetet në vazhdimësi prioritet i imi si ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe i  Qeverisë së Republikës së Kosovës i përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës si sektor i veçante me rol kyç në zhvillimin e shtetit”, përfundoi ministri Gashi. Ndërkaq anëtaret e ekipit punues u zotuan se do të jenë të përkushtuar maksimalisht që të punojnë deri në finalizimin e Hartimit të Projektligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …