leoni

Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: Fushatë fashiste kundër Shtetit shqiptar të Enver Hoxhës dhe kundër kombit shqiptar

(“Kampi” i Tepelenes!)

Fushata dhe lufta kunder çdo gjeje shqiptare ka tridhjete vite qe eshte ulur kembekryq ne ate cope Shqiperie, qe ngeli pas copetimit e ricopetimit qe i bene ujqerit shoviniste fqinj dhe Fuqite e Medha imperialiste te kohes… Dhe besoni qe nuk e kane vetem me ate cope Shqiperi (27 840 km katrore), por me gjithe Shqiperine (mbi 90 000 km katrore)!

Habitet njeriu i zakonshem kur degjon fushaten fashiste gjoja kunder “komunizmit” ne Republiken e Shqiperise! Keto dite kane shpikur e trilluar “kampin e tmerrshem” te Tepelenes, ku qenkane “vrare e masakruar edhe femije, gra e pleq”! Te tjere “paskan pas vdekur nga uria, nga papastertia, semundjet ngjitese, etj.”. Ky “kamp”, sipas “nacionalisteve” dhe agjenteve te djeshem e te sotem te sherbimeve antishqiptare, paska qene me i tmerrshem se Aushvici!!!

Kjo fushate tridhjetevjecare e paskrupellt fashiste, qe po behet ne emer te antikomunizmit, por qe ne fakt eshte fushate fashiste kunder Republikes se Shqiperise dhe kunder Shqiperise dhe çeshtjes se pazgjidhur shqiptare ne Iliri pergjithesisht, eshte deshmia me e mire se kjo shtrese e shoqerise shqiptare ishte dhe mbeti besnike e nacisteve gjermane dhe e fshisteve italiane dje dhe e te gjithe atyre qe paguajne sot kunder kombit shqiptar…

Buçasin radiot e televizionet nga kjo propagante thellesisht fashiste e kamufluar ne emer te luftes kunder “krimeve te komunizmit”! Nuk jane te paketa edhe gazetate e shtypura dhe ato elektronike qe mbushin faqet e tyre me kete propagande antishqiptare-fashiste! “Ne kampin e Tepelenes, po çirrej sonte nje “nacionalist” fashist (i denuar me te drejte nga shteti i Enver Hoxhes…), jane vrare edhe femije, gra e pleq”, e broçkulla te ketilla! “Ne nacionalistet, po thoshte ky fashist, nuk hakmerremi”! Asnje emer a mbiemer i nje femije te vrare a te masakruar apo ndonje dicka qe e dokumenton nje krim te tille qe do ta denonte cdo shqiptar normal!… Per kete fare te poshter dhe gjakprishur “nacionalizmi” eshte barabar me bashkepunimin me fashizmin, me pushtuesin grek, me pushtuesin serb, malazez… e me agjenturate e huaja antishqiptare! Jane keta “nacionaliste”, qe ne bashkepunim me nazistet dhe fashistet vrane, torturuan, dogjen, varen e pushkatuan lulen e rinise shqiptare… Jane keta “nacionaliste”, qe ne bashkepunim me nazistet gjermane e me fashistet italiane, vrane, masakraun e dogjen te gjalle edhe femije, gra e pleq, sic benin te paret e tyre duke bashkepunuar me greket, serbet e malazezet… Per kete ka dokumenta e prova te pakundershtueshme…

Sot, paskane publikuar (“zbuluar”) disa dokumenta te sigurimit te shtetit shqiptar, qe po “deshmuakan se jane ndjekur e burgosur fetare, mesues e intelektuale te Tepelenes”! Kjo sa per ta mbajtur gjalle dhe ushqyer fushaten e tyre fashiste!… Shteti i Enver Hoxhes asnjehere nuk ka hedhur gurin e fshehur doren… Ky shtet i ka ndjekur, i ka denuar (edhe pushkatuar) hapur e ne gjykata konform ligjeve bashkepunetoret e fashizmit dhe nazizmit, por edhe te jugosllaveve, etj. Jane denuar njerez edhe per vepra tjera te denueshme me ligjet e kohes, por edhe me ligjet e cdo kohe: vjedhje, vrasje, grabitje, dhunim, shperdorim i detyres… e shkelje tjera te ligjeve ne fuqi.

Bashkepunetoret e nazi-fazhizmit u ndoqen dhe denuan shume me ashper se ne Republiken e Shqiperise ne vendet tjera Evropiane… Ne France, Belgjike, Holande, Danimarke, Gjermani, Itali, etj. u denuan me pushkatim e me burg gjenerale, politikane, diplomate, gazetare, artiste, intelektuale e shkrimtare te njohur… Madje, edhe sot bota demokratike lufton pameshirshem idete dhe propaganden fashiste e naziste dhe gjurmone kemba-kembes bashkepunetoret e ketyre shteteve nazi-fashiste… Te mos ju kujtoj ketu çmimin qe pagoi Japonia per bashkepunimin e saj me Gjermanine hitleriane dhe me Italine fashiste te Musolinit!

Ne historine shqiptare shteti i Enver Hoxhes eshte i vetmi qe ka ndjekur dhe denuar bashkepunetoret e shteteve dhe sherbimeve te huaja antishqiptare ose pushtuese… Sigurisht qe nuk ka mundur ta bente kete ne shkallen e duhur per shkak te vete kushteve dhe rrethanave te veshtira ne te cilat nodheje shteti i vogel dhe kombi shqiptar, por edhe per shkak te kohes se shkurter te qendrimit ne pushtet (40 vite)… Vdekja e Tij dhe nje varg faktoresh ne Iliri, ne Evrope e ne bote krijuan kushte per rikthimin e kolaboracionisteve, ideologjise dhe pjelles se tyre ne pushtet, jo per ta ber Shqiperine, por per ta rrenuar… Mbeshtetja e botes per ta u dha kryesisht (mbase kryekeput) per ta goditur çeshtjen e pazgjidhur shqiptare ne Iliri… Kosova dhe krahinate tjera te pushtuara ne ate kohe ishin ne prag te shperthimit dhe kryengritjes per Lufte Çlirimtare… Prandaj, u dha goditja mu ne kurriz (duke rrenuar shtetin shqiptar!) dhe çeshtja shqiptare mbeti ne karrocen invalidore per disa vite dhe ka tendenca qe mos ta lene te ngrihet nga kjo karroce invalidore edhe nje kohe… Ky eshte thelbi i çeshtjes! Ketu eshte e gjithe arsyeja ose ketu jane te gjitha arsyet e fushates kunder “komunizmit” andej e kunder LPK-UÇK-se kendej kufirit… Krah i forte i kesaj fushate eshte ber edhe feja (kisha e xhamia), e drejtuar dhe menaxhuar nga te huajte… Prandaj, shqiptaret nuk do te duheje te binin pre e kesaj fushate antishqiptare, por te jene besnik te Atdheut, te Flamurit dhe te Kombit te tyre te lashte sa vete njerezimi, besnike te Shqiperise dhe shqiptarise…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …