Lekaj: Haradinaj është një nga komandantët me të shquar të luftës së UÇK-së, dhe ka të drejtën që të ngritë zërin

Lekaj: Haradinaj është një nga komandantët me të shquar të luftës së UÇK-së, dhe ka të drejtën që të ngritë zërin

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një shkrimi e ka komentuar situatën e fundit të krijuar në lidhje me listat e veteranëve por edhe shtimin e zërave anti UÇK nga individ të caktuar. Po ashtu ai ka thënë së kryeministri Haradinaj është një nga komandantët me të shquar të luftës çlirimtare, dhe ka të drejtën që të ngritë zërin kur bëhet fjalë për këtë kohë të lavdishme duke shtuar së UÇK-ja ka dalë fitimtare ndaj padrejtësisë që i është bërë vendit.

“UÇK, triumfi mbi padrejtësitë ndaj vendit, përjetësisht! Është për të ardhur keq që po kalojmë këtë periudhë përmes së cilës po tentohet t’i hidhet hije e zezë epokës së lavdishme që solli çlirimin e vendit. Aq më teper kur këto përpjekje për njollosje të atyre që dolën në mbrojtje të atdheut po bëhen për interesa personale. Ramush Haradinaj, si njëri nga komandantët me të shquar të luftës së UÇK-së, natyrshëm e ka të drejtën që të ngritë zërin, në mbrojtje të vlerave të bashkluftëtarëve të tij. Kryeministri sakrifikoi shumë për këtë vend. Me vete bartë plagët e luftës dhe të dhembjes së humbjes së familjarëve për tokën e shenjtë të Kosovës. Prandaj askush më shumë se ai nuk do të dëshironte që meritorët, tashmë 20 vjet pas luftës, të marrin trajtim të dinjitetshëm institucional. Debati i ditëve të fundit për listat e veteranëve dhe fryrjen apo jo të tyre, më së paku i shkon në favor shoqërisë tonë. Kosova, siç e dijmë të gjithë, gjendet në momentet më vendimtare për të dhe ky debat i orkestruar për të keq, nuk do të duhej të lejohet që të përhapet. Nga kjo situatë nuk do të përfitojë askush, por do të humbë më së shumti vendi ynë”, ka shkruar Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …