leoni

DR. PROF. MUHAMET PIRRAKU: LUFTA E UÇK-SË – KRENARI NË THEMELE TË ARDHMËNISË SË KOMBIT SHQIPTAR

 


Fjala në Akademinë Përkujtimore në Skenderaj, më 30 prill 2005. Botuar në librin: “Për kauzën e UÇK-së”, Prishtinë, 2006, fq. 337-342.

Familjarë të dëshmorëve,
Auditor i nderuar,
Asnjë historian nuk e ndjen vetën mirë të flasë në përvjetorë të dëshmorëve, në rend të parë kur e shtyp fakti se Liria, për të cilën kanë rënë dëshmorët, aktualisht është peng i interesave klanore bre¬nda kom¬bëtare dhe ndërkombëtare. Sa herë është konstatuar se lin¬dja, rrita dhe fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fryt i për¬pje¬kjeve politike dhe i luftës shekullore të idealistëve të kombit shqiptar në për¬gji¬thësi dhe të Kosovës në veçanti. Dhe, si të gjitha lëvizjet çlirimtare që kanë korifeun, piemontin dhe bastionin, Lufta Çlirimtare e Kosovës e drej¬tuar nga UÇK -ja për flamurtar pati dre¬nicasin Adem Shaban Ja¬shari, ndërkaq për vendlindje, dhe për djep që e rriti, njëkohësisht dhe bas¬tion të fitores, e pati Drenicën, tokë kjo e larë me gjak në luftërat she¬ku¬llore për lirinë dhe bash¬ki¬min e kombit.
Vërtet, shqiptarët luftuan dhe sakrifikuan për lirinë kombë¬tare më shumë se të gjithë fqinjët, por për të parën herë i ndërkom¬bë¬tari¬zu¬an kërkesat dhe programin politik në përmasa botërore në Epo¬kën e UÇK-së, pikërisht falë përcaktimit për martirizim kolektiv për liri të Vëllazërisë Jasharaj dhe të luftës me pushkë, me penë, me pasuri dhe me urti diplomatike të bashkëmendimtarëve dhe të bash¬këluf¬të¬tarëve të Adem Jasharit, simbol i prekshëm ky i krenarisë së kombit shqiptar, post mortem i pranuar Komandant Legjendar i UÇK-së në tri pamjet e saj: të Kosovës, të Kosovës Lindore, dhe të Iliridës. Sakrifica përtej bibliko-kuranore e Jasharajve për nderin, për krenarin dhe për ardhmë¬ni¬në e kombit shqiptar, Kullat e Rezis¬tencës së pashembullt dhe Varret e martirëve të Epopesë së Prekazit të 5, 6 dhe 7 marsit 1998, përbëjnë Mauzoleun më unik në botë – përmasë e vlerës së një kombi që ka vetëm një çmim të quajtur: sak¬rificë e djalërisë shqiptare ademjasha¬riane për Lirinë e Kosovës dhe ribashkimin e kombit shqi¬ptar. Për këtë sakrificë mbinjerëzore një Hadith do të na ngushëllonte forcërisht: “Ai që është vrarë në emër të mbrojtje së pasurisë së tij është një martirë. Ai që është vrarë në emër të mbrojtjes së jetës së tij është një martir. Ai që është vrarë në emër të mbrojtjes së të afërmve të tij është një martir. Ai që është vrarë në emër të mbrojtjes së vendli¬ndjes të tij është një martir”.
Vërtet, të gjithë dëshmorët dhe martirët nga radhët e djalërisë admejashariane, gjinish dhe moshash të ndryshme, kanë rënë për një¬rin nga këto qëllime. Këto janë vlera të balsamuar me gjakun e dëshmo¬rëve dhe të martirëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës nën udhëheqjen e UÇK-së. I mjeri ai që e shkelë, e shkelje është edhe mini¬mizimi, edhe injorimi, edhe heshtja, dhe, edhe përbuzja institut¬ci¬onale që i është bërë Luftës Çlirimtare të Kosovës, statusit të dësh¬morëve, statusit të marti¬rëve dhe statusit të luftëtarit të UÇK-së. Oku¬patori serb shqiptarëve ua rrezikoi të gjitha, ekzistencën – edhe fenë islame dhe të krishterë, ndaj me gjykimin e Dritës së Madhe do të saktësonim: “Nuk janë të baraba¬rtë prej besimtarëve ata që ndejën dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e Allahut, me përjashtim të atyre që ishin pen¬guar pa vullnetin e vet”. Abuzim, shkelje dhe nëpërkëmbje është edhe kër¬kesa institucionale ndërkombëtare për cilësimin e Luftës Çlirimtare të UÇK-së në tekstet mësimore si konflikt i shqiptarëve me regjimin Milloshe¬viqian të Serbisë.
Vërtet, “UÇK-ja erdhi në skenën shqiptare si logjikë e zgjidhjes së krizës së imponuar nga terrori serb”- do të thoshim me fjalët e ana¬listit ushtarak, nënkolonelit Afrim Imaj, dhe ”në këtë kup¬tim UÇK do të thoshte qëndresë, vitalitet kombëtar e mbi të gjitha sprovë historike për të frenuar spastrimin etnik të trojeve shqiptare”. Përmasa historike e këtij fakti është e shenjtë për shqip¬tarësinë historike të Kosovës, e më gjerë – të Shqipërisë së copëtuar nga fuqitë evropiane të vendosjes. Realisht, UÇK-ja, për pesë vjet të luftës guerile, deri më 26 nëntor 1997, dhe për një vit, gjashtë muaj e pesëmbëdhjetë ditë të luftës ballore me ushtrinë e pushtuesit, deri më 12 qershor 1999, e faktorizoi shkallë-shkallë Kosovën dhe kom¬bin shqiptar, UÇK-ja bëri që shqiptarët të nisin ecjen vertikalisht dhe i solli palë përcaktuese në Konferencën Ndërkombëtare për Ko¬so¬vën në Rambuje.
Duke pasur rolin e negociuasit kryesor në Tavolinën për paqe, UÇK-ja e thërrmoi paragjykimin serb kishtar për Kosovën si pjesë inte¬grale etnik e shtetërore të Serbisë. Në këtë relacion, diplo¬mati ame¬ri¬kan, Kisinger, do të konstatojë: “Për sa i përket UÇK-së, synimi i saj është pavarësia, jo autonomia; ajo i bëri lëshim Rambu¬jesë si veprim taktik për të lëshuar fuqinë ajrore të NATO-s kundër serbëve të urry¬er (…)”. Kjo ishte fitore në përmasën e fuqisë së kombit shqiptar.
Mirëpo, rëndësinë historike të UÇK-së e rriti fakti se ajo ishte ushtri vullnetare, e cila në radhët e veta kishte rreshtuar punë¬torët, bujqit, intelektualët – djem e vajza dhe të moshuar. Idealistët e guximshëm. Rreshtimi në UÇK i luftëtarëve vullnetarë moshash, gjinishë e shtresash sociale të ndryshme Luftës së UÇK-së ia siguroi karakterin e Luftës Çlirimtare Gjithëpopullore, e cila maksimën latine: “Gjaku i Dëshmo¬rë¬ve është farë e Lirisë”, do ta përjetësojë në përvojën shqiptare të kohës më të re. Gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve, të kësaj lufte, kom¬bit shqiptar ia ktheu dinjitetin e nëpër¬këmbur, kurse Kosovës, të spastruar me plumb, thikë e zjarr nga bioekzistenca shqiptare, ia përtëriti shqiptarësinë. Kjo për¬vojë jona e hidhur vërteton katërçipërisht mësimin profetik: Edhe ujët e deteve të bëhej ngjyrë shkrimi, edhe drunjtë e bjeshkëve të bëhen lapsa, nuk do të mjaftonin për të treguar, me përplotëni, rëndësinë histo¬ri¬ke të gjakut dhe veprës së tyre lirifarkëtuese për kombin shqiptar.
UÇK-ja, e lindur nga guerilja politike e luftarake, është e vetmja ushtri çlirimtare në botë, deri tashti, e cila ia doli të animonte interesat e ShBA-ve, të BE-së dhe të NATO-s dhe t’i bënte ato aleatë politikë e luf¬tarakë faktikë për çlirimin e Kosovës, dhe të shqiptarëve në përgjithësi, nga çizmja e pushtuesve sllavë. Përma¬sën historike ndërkombëtare të UÇK-së në udhëheqjen e luftës për çlirimin e Kosovës e pasqyrojnë mjaftueshëm theksimet e ushtara¬këve të famshëm të NATO-s. Nisemi nga Xhimi Shia, zëdhënës, i cili saktësonte: “Sa herë që Millosheviqi ka menduar se e ka asgjë¬suar (UÇK-në), aq më e fortë është ngritur si fe¬niks që lind nga hiri i luftës, edhe më e bukur se më parë”. Kurse, Vesli Klark, koman¬dant i flotës ajrore, do të konstatojë: “Në tokën e Kosovës, që është kthyer në teatër lufte, ka ballafaqime me armë, madje ka beteja të përgjakshme. Është aty UÇK-ja e cila pak a shumë luan rolin e këm¬bë¬sorisë së NATO-s…”
Të rikujtojmë edhe konstatimin e pilotit David Nichols, i cili përuroi bombardimet mbi caqet ushtarake serbe pushtuese në Koso¬vë: “UÇK-ja ka jo vetëm meritën që i hapi udhën Aleancës së Atla¬n¬tikut për fushatën ajrore, por përballi me dinjitet revanshin e ush¬trisë serbe në Kosovë. Ajo asgjësoi ato forca e mjete të okupatorit, të cilat nuk mund t’i zbulonin e asgjësonin ushtarakët e NATO-s, sepse vepronte në tokën e vet që e njihte me pëllëmbë, sepse kishte luftëtarë të moti¬vuar në mënyrë të shkëlqyer, sepse nuk e shkëputi për asnjë çast kontaktin me ushtrinë okupatore…”
Pra, UÇK dhe NATO luftuan kundër një okupatori të urryer. Këto fakte, që i përmendem, nuk do t’mund të abortohen kurrë nga historia e Luftës së parë të NATO-s për paqe, përkrah UÇK-së.
Këtu e kërkon vendi të rikujtojmë edhe vlerësimin e gjene¬ralit Kudusi Lame, forca morale e djalërisë uçëkëiste ademjasha¬riane, për ku¬a¬drin komandues të UÇK-së: “UÇK-ja ka pasur koman¬dantë besnikë, luf¬tarakë, praktikë, trima, atdhetar e të zgjuar. Ata, në përgjithësi, artin e të luftuari e mësuan në procesin e luftës (…). Kor¬pusi i oficerëve në UÇK ka qenë i një kategorie të veçantë. Ka ngjitur shkallet e karrierës e të gra¬dave jo me kurse akademike, por me beteja të drejtuara e të fituara”.
Në lagjen e këtyre komandantëve zulmëmëdhenj bënte pjesë edhe fatosi i kombit, Ilaz Smajl Kodra (3 maj 1966 – 30 prill 1999), komandant i Brigadës 114 “Fehmi Lladrofci”, në themele të struk¬tu¬rimit komandues dhe doktrinar të UÇK-së në ushtri kombëtare mo¬der¬ne të Kosovës.
Për hir të realitetit historik duhet të ritheksojmë se atë që Koso¬vës dhe shqiptarisë i solli sakrifica dhe gjaku i UÇK-së është arri¬tje historike. Cila do të jetë ardhmënia jonë, në rrethanat aktuale shumë fa¬vo¬rizuese për okupatorët historikë të kombit shqiptar, varet qartë prej nesh, prej mençurisë sonë, prej punës sonë, prej vendos¬më¬risë sonë. Fjalët dhe premtimet në kuluare të fshehta e gjysmë pu¬b¬like të tyxharëve “humanist” e “politikë”, mund të shkelën le¬htë. Të rikujtojmë kërritjet e një Rupert Nojdek, i cili, pasi i kishte kullotur veçanërisht zonat më të shkretuara të Kosovës nga solda¬teska serbe, si një zëdhë¬nës i qarqeve proserbe, TMK-në e quajti rrezik të ardhshëm për Koso¬vën dhe rajonin!?!
Nuk do koment. Është kjo thirrje për robërimin serb të seri¬shëm të Kosovës, që ka mbështetje të miqve shekullor të Serbisë ortodokse. Ndaj, të jemi esëll. Të drejtën tonë për të shprehur vull¬netin tonë politik për vetëvendosje, jo vetëm ta theksojmë me plotë gojën dhe me dinjitet njerëzor, por as të mos e shpërdorojmë, shkak për gjakderdhje të re. Ky rrezik mund të evitohej sigurt edhe nëse Bota e vendosjes, së fundi, Kosovës ia lejon zgjidhjen e statusit dhe të ardhmënisë me votim gjithëpopullor, me Referendum. Ky është mesazh edhe nga Betimi i ushtarit të UÇK-së, është mësimdetyrë nga Doktrina politike e UÇK-së. Është amaneti i komandantit Ilaz Kodra, amanet i mbi 1800 dëshmorëve dhe i mbi 15000 martirëve, e mbi të gjitha është mallkim i rreth 20.000 femrave shqiptare të dhu¬nu¬ara nga paramilitarët institu¬cionalë të Serbisë. Mbi të gjitha, dhu¬nimi është plagë e helmuar që nuk ka çmim, nuk harrohet, as mund ta falim kurrë!
Dhe, për fund, ta themi me një zë: Evropë, zgjidhjet tua në tokat shqiptare, për interesa të sllavëve dhe të grekëve, nga Kongr¬esi i Berlinit, Londra, Parisi, Atlantiku, Helsinki – gjeneruan vetëm kriza, vetëm luftëra, vetëm gjak e mjerim. Kuptoje njëherë e mirë se edhe shqip¬ta¬rët janë komb evropian dhe nuk do të pushojnë së sakrifikuari për çliri¬min dhe ribashkimin e kombit.
Bota e vendosjes sot, Perëndimorja demokratike shpresë jona, së fundi, duhet ta kuptojë se shqiptarëve gjithandej, të mbësh¬tetur për muri të kufijve shtetëror dhunë e huaj në trojet shqiptare etnike, në mos asgjë tjetër, mund t’u mbushet mendja të vërshojnë kundër atyre kufijve vetëm në një zë kasneci: nga Prishtina në drejtim të Shkupit, Tregut të Ri dhe Tiranës; nga Shkupi në drejtim të Prishtinës dhe të Tiranës, nga Tirana në drejtim të Prishtinës, të Shkupit dhe të Podgoricës; nga Podgorica në drejtim të Tiranës dhe Prishtinës, pa shkelë asnjë pëllëmbë të tokës së huaj, joshqiptare etnike dhe historike. Këtë lëvizje sot e mot e kërkon jeta e kombit dhe kush do ta ndalte, cila forcë demokratike ndërkombëtare do t’i dilte para me arsye, kur dihet se këta kufij janë nëpër oborret shqip¬tare, fund e krye dhunë ndërkombëtare për interesa të serbëve, mala¬zi¬asve dhe bullgaro-maqedonasve.
Ndaj, Pavarësia e Kosovës është minimumi i kërkesave jetë¬sore shqiptare aktuale, është koncesion për kontributin e ShBA-ve – NATO-s në Luftën e UÇK-së për lirinë e Kosovës, për të cilën nuk mund të negoci¬ohet me pushtuesin gjakësor shekullor.
Kjo do t’ishte porosia politike dhe historike e Akademisë Për¬¬kuj¬¬timore kushtuar heroit të kombit Ilaz Kodra, komandant i Bri¬gadës 114 “Fehmi Lladrofci”. Lavdi gjakut të dëshmorëve të UÇK-së, krenari në themele të ardhmënisë së kombit shqiptar!

Kontrolloni gjithashtu

Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …