Kryetari Muharremaj ka takuar kryetarët e fshatrave

Kryetarët e fshatrave të komunës së Suharekës, janë pritur në takim nga kryetari Bali Muharremaj, i cili i ka njoftuar për gjendjen që nga dita e parë e vërshimeve e deri tani që ekipet janë duke dalë nëpër të gjitha fshatrat për të parë gjendjen e krijuar pas vërshimeve. Kryetarët e fshatrave e kanë njoftuar kryetarin Muharremaj për gjendjen secili veç e veç nëpër fshatrat e tyre, duke thënë se në disa fshatra reshjet e shumta të shiut që kanë rënë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe se e presin ndihmën e Komunës ashtu edhe të Qeverisë së Kosovës. Kryetari Muharremaj i ka njoftuar kryetarët e fshatrave se i ka formuar komisionet që do të dalin nëpër fshatra për të vlerësuar situatën e krijuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …