Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton ka thënë të premten në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq kanë hedhur ide të ndryshme për përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Kryetari serb ka hedhur idenë e ndarjes ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa presidenti Thaçi, është deklaruar pro korrigjimit të kufijve me Serbinë, ashtu që Kosova të marrë komunat shqiptare të Luginës së Preshevës. Idetë nuk janë nuk janë mbështetur nga aleatët kyçë të Kosovës. Britania e Madhe dhe Gjermania kanë kundërshtuar një gjë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …