Në Malishevë, janë përkujtuar dëshmorët e kombit Adem dhe Hajriz Morina nga Drenoci, të cilët, më 24 gusht të vitit 1998, ranë dëshmorë. Në nderim të dy dëshmorëve të kombit, sot janë bërë homazhe nderime në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe është mbajtur një akademi përkujtimore, ku është kujtuar jeta dhe vepra e dëshmorëve Adem dhe Hajriz Morina. Krahas familjarëve dhe qytetarëve të shumtë, në akademinë përkujtimore, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ish kryetar të komunës dhe ish deputet të Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe veteranë të luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …